Një person bie nga teleferiku, në qendrën e skive në Brezovicë. Ai u transferua me urgjencë për në spitalin e Ferizajt.
Mësohet se 30-vjeçari ka marrë lëndime në kokë, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.
“Një person është lënduar tek teleferiku. Është në autoambulancë, por është gjallë. Ka marrë disa lëndime në kokë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi. /Express/





