Dhjetëra qytetarë turq në Ankara po rrinin me zemër të ngrirë kur një i ri po zihej me të atin dhe u var në ballkonin e shtëpisë, duke bërtitur se do të hidhej.
Ai ishte kërcënuar me thikë nga babai i tij, pasi djali donte të divorcohej nga bashkëshortja e tij, konflikt ky i nisur para dy muajsh.
Ekipet e policisë, zjarrfikëset dhe skuadrat e emergjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, të cilët po rrinin në gatishmëri.
Djali u hodh nga kati i dytë dhe më pas përfundoi në spital.





