Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy 19-vjeçarë të cilët po ecnin në qendër të Selanikut në Greqi, u është shembur toka nën këmbë dhe kanë gjetur veten në një gropë të thellë!

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, (27 janar 2024.

Një vajzë dhe një djalë po ecnin në zonën e Bit Pazarit, në rrugën Tosica, kur papritur kanë rënë në gropë.

Për pasojë, dy të rinjtë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.