Skuadra e Utah Jazz, që kryeson Konferencës Perëndimore në sezonin e rregullt të NBA, ka kaluar momente tmerri gjatë fluturimit për në Memfis, ku ekipi i Salt Lake City do të përballet me Grizzlies. Aeroplani me të cilin po udhëtonin basketbollistët dhe stafi i Jazz goditi një tufë zogjsh e për rrjedhojë një nga motorët mori flakë, duke shkaktuar panik në bord.
Përplasja me zogjtë shtegtues e detyroi pilotin të kthehej menjëherë dhe të kërkonte një ulje emergjente. Frika ishte e madhe te të gjithë, por, fatmirësisht, askush nuk u lëndua. Skuadra e Utah Jazz u largua më pas me një aeroplan tjetër: “Çfarë dite e bukur!” shkroi në Twitter Rudy Gobert, francezi i gjatë i ekipit. Ndërsa Donovan Mitchell publikoi dy duar të bashkuara në shenjë lutjeje.





