Këto janë momente që tregojnë se çfarë po ndodh jashtë dyerve të parlamentit.

Zona përreth është mbuluar nga tymi për shkak të shashkave dhe flakadanëve që janë hedhur nga protestuesit në drejtim të policsë.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë rrethimin duke u përplasur me policinë.

Më herët, garda nuk i lejoi hyrjen në Parlament deputetëve të PD, të cilët janë përjashtuar nga seancat Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.