Ka pasur momente tensioni në hyrje të Parlamentit këtë të enjte, ku deputetët e PD kanë kërkuar të futen në seancë por nuk janë lejuar nga Garda.
Ata i kanë paraqitur dhe ankimimin e bërë në Kuvend, ku kërkojnë që të mblidhet Byroja dhe të vendosë për përjashtimin e tyre, çka e bën të pezulluar vendimin për përjashtimin e tyre.
“Kjo nuk është legale që po bëni. po ju përdorin, kanë një jetë që ju përdorin”, shprehet Tomor Alizoti.
“Nuk është normale. Njofto Sekretarin e Përgjithshëm”, thotë Belind Këlliçi.
“Lexoje këtë se pezullon urdhrin. Ça bëni kështu ju”- shprehe Albana Vokshi.