Këto janë momentet e tmerrshme nga shembja e një mbikalimi në Kalkuta të Indisë.

Sipas medieve ndërkombëtare, të paktën 21 persona kanë vdekur dhe mbi 100 janë plagosur, ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet, pasi shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar.

Mbikalimi i gjatë 2 km ishte në ndërtim e sipër dhe nuk kishte përfunduar ende megjithëse kishte nisur që në vitin 2009.