Një tërmet me magnitudë 7.8 ka goditur në orët e para të mëngjesit Turqinë.
Një zhurmë e madhe është dëgjuar, ndërsa ndërtesat janë shembur në pak sekonda. Këtë e tregon një prej videove të xhiruara nga qytetarët në momentet e lëkundjeve.
Lëkundjet e forta të mëngjesit të sotëm janë ndjerë edhe në Qipro, Gaza dhe Liban. Autoritetet turke shpallën “alarmin e nivelit 4” që kërkon ndihmë ndërkombëtare dhe SHBA shprehën të parat gatishmërinë për të ndihmuar.





