Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka publikuar pamjet e operacionit të transferimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve në kuadër të Planit të Masave për rikonstruksionin e IEVP Fushë-Krujë.

Gjatë operacionit u transferuan gjithsej 142 persona, 85 drejt IEVP Peqin dhe 57 drejt IEVP Durrës.

Procesi u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, me angazhimin e 340 punonjësve policorë, 48 automjeteve të dedikuara dhe përdorimin e teknologjisë bashkëkohore dixhitale, përfshirë dronë, sisteme anti-dron dhe komunikim dixhital individual për çdo punonjës të përfshirë. Kamerat e trupit dhe ato të automjeteve transmetuan pamje live për transparencë dhe kontroll maksimal.

Operacioni u koordinua në kohë reale me institucionet ligjzbatuese përgjatë itinerarit, përfshirë Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës, si dhe komisariatet përkatëse.

Të dy autokolonat mbërritën pa incidente dhe u zbatuan procedurat standarde për pritjen, kontrollin dhe akomodimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve, në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi.

Njoftimi i Drejtorise se Burgjeve: 

Në zbatim të Planit të Masave Nr. 1261, datë 23.01.2026, dhe në kuadër të procesit të rikonstruksionit të IEVP Fushë-Krujë , Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka realizuar me sukses transferimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve drejt institucioneve të tjera të vuajtjes së dënimit.

Gjatë këtij operacioni të mirëorganizuar janë transferuar gjithsej 142 persona, konkretisht 85 drejt IEVP Peqin dhe 57 drejt IEVP Durrës. Procesi është zhvilluar nën masa të shtuara sigurie , me angazhimin e forcave operacionale dhe speciale , punonjësve të specializuar dhe përdorimin e automjeteve të dedikuara . Në këtë operacion janë përfshirë 340 punonjës policie dhe 48 automjete.

Operacioni u realizua me përdorimin e teknologjisë bashkëkohore dixhitale, përfshirë dronë për mbikëqyrje ajrore , sisteme anti-dron dhe sisteme komunikimi dixhital individual për çdo punonjës të përfshirë.

Kamerat e trupit dhe ato të automjeteve transmetuan pamje live, duke garantuar transparencë, kontroll dhe siguri maksimale .

Gjithashtu, operacioni u koordinua në kohë reale me të gjitha institucionet ligjzbatuese përgjatë itinerarit të lëvizjes, përfshirë Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës , si dhe komisariatet përkatëse, duke siguruar një bashkëpunim efikas ndërinstitucional.

Të dyja autokolonat mbërritën pa asnjë incident në destinacionet përkatëse, ku u zbatuan procedurat standarde për pritjen, kontrollin dhe akomodimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve, në përputhje të plotë me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi.

Ky operacion dëshmon angazhimin maksimal të Sistemit të Burgjeve për garantimin e sigurisë, investimin në infrastrukturë moderne, përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe respektimin me rigorozitet të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Sistemi penitenciar shqiptar vijon të jetë i përkushtuar në ndërtimin e një sistemi bashkëkohor, transparent dhe të sigurt, në funksion të rendit, ligjit dhe dinjitetit njerëzor .