Pasditen e sotme disa kabina plazhi janë përfshirë nga flakët në zonën e Iliria në Durrës.
“DurrësLajm”, ka siguruar fotot në momentin e rënies së zjarrit, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale në dy kabina të banueshme. Ndërkohë flakët tashmë janë shuar.
Mësohet se për shuarjen e zjarrit përveç dy zjarrëfiksëve të qytetit ndihmuan një autobot dhe një mjet i zjarrëfikses së portit.
Deri tani nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.








