Policia e Shtetit ka publikuar edhe pamjet filmike nga momenti i arrestimit të adoleshentit, që akuzohet se hodhi kapsollën që plagpsi policen Ina Nuka, gjatë ditës së enjte.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë së Tiranës identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të plagosjes së efektives së policisë Ina Nuka gjatë protestës së banorëve të Unazës së re, të enjten përpara parlamentit. Policia thotë se autoi është Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë. Ai u ndalua mbrëmjen e së premtes në rrugën “Babë Rrexha” në zonën e “21 dhjetorit”.
Policia thotë se në ngarkim të tij do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.





