Policia ka publikuar videon e arrestimit të Fatjon Ketës, 22-vjeçarit nga Bulqiza që vrau në qendër të qytetit sot, shokun e tij 21 vjeç Arlind Pasha. Ai e humbi jetën gjatë transportit në spital.
Policia e Bulqizës bashkëpunoi me Policinë e Dibrës dhe arrestimi u arrit pas një ndjekje prej 1 orë e gjysmë. Por, në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar për t'u marrë në pyetje edhe vëllai i autorit E.K, i cili ka qenë prezent në konflikt gjatë ndodhjes së konfliktit.
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.





