Ky është momenti i frikshëm kur dy nxënës shkolle zbresin nga autobusi për të kaluar në anën tjetër të rrugës dhe i shpëtojnë mrekullisht përplasjes nga kamioni.

Nxënësit i kanë prerë rrugën kamionit, por aftësitë dhe shpejtësia e shoferit kanë shmangur tragjedinë.

Drejtuesi i kamionit reagoi sa më shpejt duke frenuar për të mos përplasur fëmijët, të cilët për fat nuk pësuan as dëmtimin më të vogël.