Është publikuar një video e re që tregon momentin kur 23-vjeçari Juglend Kapllanaj ka hipur mbi tarracën e zyrave të aeroportit të Rinasit, nga ku më pas është hedhur.
Në videon e publikuar nga "Ora News", tregohet momenti kur i riu, Juglend Kapllanaj qëndron në buzë të tarracës, ndërkohë që policia largon qytetarët nga zona.
Vetëm pak sekonda më pas Juglend Kapllanaj është hedhur nga tarraca, lartësi kjo prej 8 metrash nga ku ka marrë plagë të rënda vdekjeprurëse.





