Ky është momenti i llahtarshëm kur disa barbarë të ISIS-it gjymtuan një hajdut duke i prerë dorën me një hanxhar.
Teksa ndodhte ngjarja e kobshme, turma me njerëz ishte e pranishme duke e parë gjithë skenën horror.
Personit në fjalë iu lidhën sytë dhe u mor zvarrë në shesh, në fortesën e grupit terrorist së Raqqa në Siri, përpara se të detyrohej që të ulej në një ndenjëse teksa krahu i tij mbahej në një tryezë prej druri.
Xhihadisti me hanxhar në dorë bëhet gati për të prerë dorën e hajdutit, dhe pasi procesi përfundon, hajdutit i fashohet krahu.





