Ky është momenti i operacionit të shpëtimit të një gruaje të moshuar, e cila u gjet sot në banesën e saj në Durrës me sobë gazi të ndezur.

Alarmin për gruan e moshuar e dhanë banorët e pallatit, të cilët nuk e kishin parë fqinjën e tyre prej disa ditësh.

Banorët kanë njoftuar zjarrfikësit për të ndërhyrë në banesë, të cilët asistuan menjëherë dhe e gjetën të moshuarën në gjendje të pafuqishme.

“DurrësLajm” mëson se ata e nxorën jashtë banesës, ku dhe i dhanë ndihmën e parë, ndërsa aktualisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rasti është sëhnuar në lagjen nr. 17 të Durrësit, afër drejtorisë së Ujësjellësit.