Teuta po kalon një moment të vështirë dhe në 12 ndeshjet e fundit radhazi, bregdetarët kanë fituar vetëm njërën në Kupën e Shqipërisë ndaj Vorës. Sa i përket kampionatit, bregdetarët nuk fitojnë prej 10 javësh, ku fitorja e fundit i përket datës 28 nëntor, aty ku Teuta mund Vllazninë në transfertë. Që nga ajo ndeshje, Teuta ka hyrë në krizë dhe numëron në Superiore 6 barazime dhe 4 humbje.
Nëse deri në fazën e dytë, “Final 4” ishte një objektiv dhe disa herë u prek nga Teuta, tashmë bëhet fjalë për një objektiv që duket si iluzion pasi aktualisht, skuadra e drejtuar nga Dobi e sheh veten në vendin e gjashtë, me 8 pikë më pak se Dinamo e vendit të katërt. Edhe situata në Kupë, nuk duket optimiste pasi blutë duhet të përmbysin humbjen në shtëpi 1-2 dhe të mundin në transfertë Egnatian.





