Publikohet momenti i plagosjes së Edison Begajt me katër plumba në Vlorë, atentat i ndodhur mbrëmjen e të shtunës që lamë pas.

Në video duket kur Edison Begaj është qëlluar në hyrje të banesës së tij, sapo del nga makina, ndërsa brenda mjetit ndodhen ende fëmijët e tij të mitur.

Begaj del nga mjeti, ndërsa aty afrohet autori i armatosur dhe i veshur si polic, që e qëllon teksa ndodhet përballë tij.

Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve.

Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Po ashtu, edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”.