Qytetarë të shumtë që ndodheshin duke shëtitur në shëtitoren e “Vollgës” janë bërë pasditën e kësaj të shtune dëshmitarë të një skene të rëndë.
Në bregun e shëtitores u gjet në breg të detit një person i mbytur, i cili sips burimeve zyrtare nuk është identifikuar ende.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet momenti kur trupi i pajetë i të mbyturit transportohet me barelë për në ambulancë.
Viktima u konstatua nga dy punonjës të policisë bashkiake, Euran Shehi dhe Klevis Farruku, të cilët më pas kanë njoftuar ambulancën dhe policinë për të vijuar me hetimet e mëtejshme të ngjarjes.





