Në videon që kanë publikuar mediet italiane duket momenti kur autoritetet e vendit fqinjë, në portin e Ankonës sekuestruan 2.2 ton kanabis, që ishte nisur me kamion drejt Italisë nga porti i Durrësit.
Sipas medias italiane, në pranga janë vendosur 3 persona, por nuk është bërë i ditur identiteti i tyre. Aksioni është bërë nga doganat italiane dhe Guardia di Financa.
Nëse do të arrinte të shitej në treg, droga kapte vlerën rreth 20 milion euro.





