Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur tre rrufe godasin një aeroplan që po fluturonte drejt aeroportit të Heathrow në Britani.
Ngjarja jo fort e zakontë u regjistruar gjatë fundjavës, ndërsa moti ishte me stuhi. Re të errëta mbizotëronin në qiell, ndërsa avioni vazhdon fluturimin drejt aeroportit. Rrufetë duket se vijnë nga drejtime të ndryshme
Zhurmë dhe bubullima shpërthejnë në ajër, pasi rrufeja godet aeroplanin. Deri më tani nuk është raportuar për dëme të mundshme.





