Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit të PS, deputetë socialistë po firmosin për propozimin e kryeministrit Rama që Elisa Spiropali të jetë kryetare e Kuvendit.
Propozimin Rama e bëri dje në Kongresin e PS-së, ku Spiropali do të zërë vendin e Lindita Nikollës, e cila dha dorëheqjen në seancën plenare të së premtes (26 korrik), për arsye shëndetësore.
Një ditë pas kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar ku ka prezantuar ministrat e rinj që do të drejtojnë Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe të Financave deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.