Pamjet filmike të një kamere sigurie, kanë kapur momentin kur një grua vjedh një telefon në një dyqan metrazhesh në rrugën e “Dëshmorëve” në Durrës.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, gruaja largohet nga kasa në drejtim të derës, por ndalon për të parë një copë metrazhi ngjyrë të verdhë.

Ndërkohë aty ajo pikas që ndodhet edhe një telefon, të cilin “skifterja” nuk ngurron ta fusë në çantën e saj me shpejtësi.

Personi që punon në dyqan, i cili ka dërguar pamjet filmike në “DurrësLajm“, thotë që në telefonin e tij ka materiale të shumta të rëndësishme, dokumente të skanuara të fëmijëve të tij, por që prej ditës së djeshme fatkeqësisht nuk i disponon dot më, pasi ia vodhi pa turp kjo grua.