Kreu i PD Lulzim Basha ka mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në Kurbin, ku po zhvillon një takim.
Teksa ai hynte në sallën ku po mbahet takimi, ka ndodhur një incident, ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë brohoritur dhe kanë lëshuar thirrje kundër Bashës.
Ndërkohë, personat që shoqëronin Bashën janë konfliktuar fizikisht me mbështetësit e Berishës.





