Publikohen pamjet e automjetit që shpërtheu në flakë mëngjesin e sotëm sapo doli nga karburanti në fshatin Vloçisht në Maliq.

Siç shihet në pamje, pas një shpërthimi të fuqishëm, makina ka shpërthyer në flakë, që del fuqishëm edhe nga bagazhi, ndërkohë shoferi dhe pasagjeri dalin me shpejtësi nga mjeti, duke hapur dyert.

Duke qenë se makina ishte e përfshirë nga flakët dhe se ka qenë e ndezur, ka ecur përgjatë rrugës, duke përfunduar në kanal.

Fill pas ngjarjes, dy të plagosurit, që kanë marrë djegie në trup, janë transportuar në spital, ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe më pas kanë ikur në banesat e tyre.