Televizioni grek “Star” ka publikuar momentet e para kur e ëma e Kostandino Kaçifas mëson se djali i saj u vra nga forcat RENEA në fshatin Bularat.
“Më morën djalin”, dëgjohet e ëma duke folur sapo ka mësuar se djali i saj kishte humbur jetën. Pranë saj po qëndron bashkëshorti, i cili po mundohet t’i japë forcë, si edhe fqinjët dhe të afërmit e familjes Kaçifas, të cilët po shprehin ngushëllimet.
35-vjeçari Kostandin Kaçifa humbi jetën ditën e diel gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër. Minoritari grek qëlloi me armë i pari uniformat blu për shkaqe ende të paqarta. Ai refuzoi që të dorëzohej dhe të hidhte armën, duke qëlluar me breshëri ndaj RENEA-s. Nga shkëmbimi dypalësh i zjarrit, 35-vjeçari mbeti i vdekur.





