Ashtu siç ishte parashikuar edhe më herët, miliarderi Jeff Bezos sapo ka lënë tokën në një udhëtim prej 11 minutash në hapësirë.
Në një kapsulë të prodhuar nga kompania e tij “Blue Origin” janë nisur Besos, vëllai i tij, një adoleshent 18-vjeçar dhe dy persona të tjerë.
“Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin”, tha Bezos për kanalin televiziv CBS.





