Pasditen e sotme u tentua eleminimi fizik i prokurorit Arjan Ndoja. Ai ishte një prej personave të plagosur nga breshëria e plumbave që u shtinë në drejtim të automjetit tip “Benz GL” me targë 333 ZD, me të cilin udhëtonte prokurori dhe dy persona të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, ai shoqërohej në makinë nga Aleksandër Laho dhe nga shoferi Andi Maloku, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur dhe në gjendje kritike për jetën është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, teksa prokurori Ndoja mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

JOQ Albania ka siguruar në mënyrë ekskluzive videon (shih këtu) nga momenti pasi automjeti është qëlluar me armë zjarri dhe të plagosurit nxirren jashtë nga persona të rastit. / JOQ