Këto janë pamjet kur dy gra që zbresin nga makina, sulmohen nga tigrat në parkun më të madh natyror të Kinës, “Badaling Wildlife World”, të ndodhur rreth 60 km larg Pekinit.
Pavarësisht mesazheve të përsëritura vazhdimisht me altoparlantë të cilat i paralajmërojnë turistët të qëndrojnë brenda automjeteve të tyre, njëra nga gratë hap derën e makinës me të cilën po udhëtonte e zbret nga vetura, pas një grindjeje me mashkullin në timon.
Në kohën kur ajo shkon në anën tjetër të mjetit, një tigër hidhet mbi të dhe e tërheq zvarrë. Burri del me vrap e pas tij edhe një grua tjetër më e moshuar që përpiqet të ndihmojë të parën.
Gruaja që u bë shkak për ngjarjen është shtruar në spital ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa gruaja që nuk ngurroi për ta ndihmuar, u sulmua nga një tigër siberian dhe vdiq në vend.
Kujdes, pamje të rënda!





