Një tren pasagjerësh ka përplasur me të gjithë shpejtësinë një autobuz që pësoi avari mbi kryqëzimin hekurudhor pranë Goteborg të Suedisë.

Momentet e tmerrshme u kapën në kamera nga kalimtarët, teksa tregojnë përplasjen agresive që rezulton në tym e flakë, nga autobusi që fatmirësisht ishte i zbrazur.

Rreth 50 pasagjerë ishin në bordin e trenit, kur ndodhi përplasja në të cilën treni doli nga shinat.

Tre pasagjerë të trenit pësuan lëndime të vogla dhe u dërguan në spital.

Freddy Persson, personi i cili filmoi përplasjen, tha per mediat suedeze: “Dëgjova trenin që tentonte të frenonte dhe i binte sirenës, por më pas ai goditi me të gjithë shpejtësinë autobusin nga prapa, duke e copëtuar në shumë pjesë. Disa copëza xhami më erdhën deri në fytyrë”.