Gjatë ditës së sotme një turist polak humbi jetën në plazhin e Durrësit si pasojë e një ataku kardiak.
Në një video amatore të dërguar në redaksinë e portalit DurrësLajm shfaqen momentet kur turistit i është dhënë ndihma e parë dhe është tentuar të rikthehet në jetë.
Fatkeqësisht 72 vjeçari Marec Wieczorcieëcz humbi jetën në plazhin e Durrësit, ku kishte ardhur bashkë me familjen të kalonte pushimet.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





