Ky është momenti kur vidhet automjeti tip “Range Rover Sport” në pronësi të shtetasit kosovar Ramadan Makolli.
Makina u vodh në datë 10 Korrik të 2020, teksa shtetasi kosovar ndodhej me pushime në Shqipëri. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Klan News, vjedhja e makinës luksoze u bë në 1 minutë, dhe për të kryer grabitjen kanë bashkëpunuar dy persona.
Prej asaj kohe siç duket është mbajtur e fshehur nga grupet kriminale, për t’u përdorur në atentatin ndaj Top Channel.
Pas të shtënave me armë ndaj godinës së televizonit ku mbeti i vrarë edhe roja Pal Kola 60 vjeç, autorët u larguan me shpejtësi. Kjo makinë u gjet e djegur në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e qujatur “Përroi i Agait”.