FIFA ka organizuar sot një konferencë për shtyp me 3 këngëtarët që do performojnë në Moskë në finalen e Botërorit. Bëhet fjalë për Era Istrefin, Nicky Jam dhe Will Smith, të cilët do të ndezin stadiumin "Luzhniki" me këngën "Live It Up", që deri më tani numëron mbi 100 mln klikime në Youtube.
E pyetur nga gazetarët për lojtarin më të mirë të Botërorit Era ka befasuar me zgjedhjen duke thënë "Cristiano Ronaldo", dhe jo një prej futbollistëve me orgjinë shqiptare.
Ndërkohë këtë gjë e bëri kur u pyet për momentin më emocionues të Botërorit: "Momenti më i paharrueshëm për mua ishte kur luajti Zvicra dhe shënuan 2 shqiptarët."





