Francezët kanë mbetur të zhgënjyer dhe të mërzitur që skuadra e tyre nuk e fitoi këtë Europian, por humbi në shtëpinë e saj.

Pasi Portugalia mposhti Francën në minutat shtesë, tifozët shpërthyen në lot. Në fund të ndeshjes, një djalë i ri francez i ndarë nga turma, vendosi duart te sytë i mbuluar nga lotët e trishtimit, por një vogëlush që mbante veshur fanellën e Portugalisë, i afrohet, i heq dorën nga sytë dhe e përqafon.

Edhe tifozi francez e vlerësoi këtë gjest dhe e përshëndeti duke e përqafuar dy herë me lot në sy.

Kjo video është hedhur mbrëmë në internet dhe vazhdon të shpërndahet dhe komentohet si ndoshta një ndër më të bukurat të Europianit.