Një vajzë dhe një djalë nga Peruja po shkëmbenin atë që po konsiderohet si puthja e vdekjes, kur u rrëzuan nga ura 15 metra e lartë në Peru.

Sipas medieve të huaja, viktimat janë identifikuar si Maybeth Espinoz, 34 vjeçe dhe Hector Vidal, 36 vjeç. Tragjedia ndodhi të shtunën e kaluar, kur ata dolën nga një klub nate rreth orës 1 të natës tek Ura Bethlehem.

Momenti i frikshëm është filmuar nga kamerat CCTV. Aty vihet re se po përqafoheshin, kur pasioni i tërhoqi pas dhe humbën balancën duke u rrëzuar drejt vdekjes.

Nuk dihet nëse ata ishin të dehur apo ishte një moment pakujdesia që i mori jetën.