Fakti që Monika Kryemadhi nuk zgjodhi të ishte në rolin e Zonjës së Parë përkrah bashkëshortit të saj Ilir Metës, gjatë ceremonisë së inaugurimit, ka pasuar me shumë komente. Kështu ka ndodhur edhe me një anëtare të PDIU-së, e cila ka bërë ironi me zonjën Kryemadhi, gjë që nuk është pritur mirë nga ish-deputetja e kësaj force politike, Mesila Doda.
“Ç’e do mall, e ç’e do gjënë, kur s’ke grua për të qënë. Ja dedikoj presidentit te ri” shkruan Alba Haruni në profilin e saj në Facebook. Fill pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i Mesila Dodës, që duke qenë se ka njohje personale me Monika Kryemadhin, i ka dalë në mbrojtje.
DODA: Alba, te kam degjuar shume here e nuk te kam thene gje sepse besoj qe bindjet politike jane personale, por… Mona nuk eshte ajo qe thua, e ti je grua vete ndaj me kujdes kur shprehesh per nje grua tjeter.
ALBA HARUNI: E dashur Mesila.Ky edhte mendimi im, nisur nga gjera te kaluara ne kurriz.Nuk do cenoja asnje femer, ne politike ose jo.Nuk merrem me moralin e askujt, por me menyren si sillen kur kane pushtetin.Kur hedhin ne rruge padrejtesisht njerezit.





