Sindikata e futbollistëve profesionistë në Francë organizoi mbrëjen Gala ku u shpërndane cmimet për më të mirët e sezonit 2016-2017 për Ligën e parë franceze. Cmimi më i rëndësishëm, ai i futbollistit më të mirë shkoi për Edinson Cavanin, autor i 35 golave në 35 ndeshje në radhët e Paris Saint Germmain. Uruguajani shpërtheu te kryeqytetasit në vitin e parë pa Zlatan ibrahimovic në krah. 30-vjecari mposhti konkurrencën e një tjetër futbollisti të Parisit, Marco Verratit, ndërsa konkurrentë për këtë trofe individual ishin edhe Bernardo Silva i Monacos dhe Lacazzette i Lionit.

Nuk mund të mungonte si fitues në këtë ceremoni talenti i Monacos, Kylian Mbappe për të cilin shkoi cmimi i lojtarit më të mirë të ri në kampionatin francez. Trajneri më i mirë u vlersua portugezi Jardim i ekipit nga Principata, ndërsa Subashic po nga Monaco, u shpall portieri më i mirë.Cmimin e golit më të mirë e mori finalizimi i Memphis Depay, në fitoren 4-0 të Lionit ndaj Tuluzës, ndërsa arbitri më i mirë u shpall Ruddy Buquet.Në formacionin më të mirë ët vitit spikatin lojtarët e Monacos, që nga portieri Subashic, mbrojtësit Sidibe, Glik e Mendy, mesfushori Bernardo Silva dhe sigurisht Mbappe për fazën sulmuese. Nga PSG janë përzgjedhur Thiago Silvam Verrati dhe Cavani, Sery nga Nissa ndërsa përfaqësuesi i vetëm i Lionit në 11 shen më të mirë ëshët sulmuesi Laccazzette.