Monaco bëri dhe një hap tjetër drejt titullit kampion në Francë, të cilit tashmë i mjafton vetëm zyrtarizimi për shkak të rregullit të golavarazhit që ka më tepër rëndësi në Ligën e parë. Skuadra monegaske fitoi 4-0 në shtëpi me Lillen, me Falcon që ishte protagonist absolut me dy gola për të tijtë.
PSG shtyu festën e Monacos falë fitores 5-0 në transfertë me St.Ettiene, që ishte dhe ndeshja e gfundit në “Geoffrey Guichard” për e Galtier pas 7 sezone e gjysmë në krye të bardhëjeshilëve. Cavani dhe Luca dy herë, por dhe Draxler në fund vulosën një fitore të thjeshtë për parizienët që vazhdojnë të jenë -3 nga Monaco, që ka një ndeshje më pak se kryeqytetasit.Në fund, Nancy u bë ekipi i parë që rrëzohet në Ligue 2 pas humbje 2-0 në transfertë me Dijon.