Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, monarkja me jetëgjatësinë më të madhe në botë, ka festuar të dielën 93-vjetorin e lindjes, duke marrë pjesë në manifestimin tradicional të Pashkëve në Kështjellën Uinsdor.

Ajo u shoqërua nga anëtarët e familjes, përfshirë princin William dhe Harry.

Bashkëshortja e princit Harry, Merghan Markle, nuk ka marrë pjesë në ceremoni për shkak të ditëve të fundit të shtatzënisë.

Elizabeth ka lindur më 21 prill, 1926 në Bruton, në qendër të Londrës dhe u bë mbretëreshë në vitin 1952 në moshën 25-vjeçare, teksa azhdon të mbajë titullin prej 67 vjetësh.

Elizabeth feston ditëlindjen zyrtare në qershor, që shënohet me paradë të ushtrisë dhe aktivitete të shumta.