20gusht 2015 – Monda kthehet në shtëpi. Trimi dhe 3 fëmijët e presin në banesë gruan që i braktisi për ditë të tëra. Edmonda Trimi, 26 vjeçe është rikthyer pranë fëmijëve dhe bashkëshortti që bëri apel në media se e shoqja e rrihte.
Media njoftojnë se Monda ka përqafuar fëmijët dhe ka deklaruar se nuk do të largohet më nga vatra familjare.
Në gjykatë, ajo dëshmoi se nuk ka qenë ajo që ka rrahur të shoqin, por bashkëshorti atë dhe se kjo e fundit vetëm ka reaguar ndaj dhunës me dhunë.
“E kam kapur me telefonata, Facebook dhe lidhje jashtëmartesore, më tradhtonte vazhdimisht, vidhte gjëra shtëpiake e shumë gjëra të tjera. E ka bërë 3 herë të tjera këtë gjë, ka ikur në Korçë e ka kapur policia e Korçës. Herën tjetër e kam kapur vetë tek autobusët duke ikur për në Greqi. E kam falur se s’kisha çfarë të bëja. Vjehrri me vjehrrën më kanë thënë që ta fal se nuk do bëjë më. Edhe vetë e më qe ulur duke thënë nuk ta bëj më. Fëmijët nuk i donte, i rrihte e i torturonte. Ka ikur në mëngjes herët, kemi qenë në gjumë”, ishte denoncimi i bërë nga bashkëshorti 36-vjeçar te News 24.
Trimi i bëri thirrje policisë që të gjente të shoqen dhe ta kthejë në shtëpi se do e falte për hir të fëmijëve. “Vajzat janë të vogla duan të hanë të lahen, janë të vogla. Duan shërbimin nga nëna. Ajo ka bërë një krim në radhë të parë vetë ndaj fëmijëve…S’ka kush të mi mbajë, nëna më ka vdekur. Për hir të këtyre fëmijëve të vegjël që ka lënë do pranoja”.
Gjykata e vlerësoi këtë kërkesë dhe e la të lirë Edmondën, duke i ndaluar vetëm largimin jashtë vendit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





