SHBA, 6 maj 2014 – Monica Lewinsky ka folur për herë të parë rreth lidhjes së saj në vitet ‘90 me ish presidentin Bill Clinton.

Për numrin e majit të Vanity Fair, Lewinsky ka thënë se është shumë e penduar për veprimin.

"Më lejoni ta përsëris. Unë jam penduar thellësisht. Ai ishte shefi im dhe sigurisht që përfitoi, por dua të theksoj se ka qenë një marrëdhënie konsensuale", ka thënë ajo.

Rrëfimi i Lewinsky vjen në kohën kur flitet për përfshirjen e ish sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, dhe bashkëshortes së Bill Clinton, në garën për president të SHBA-së në vitin 2016.

Disa nga kandidatët potencialë republikanë që tani po mundohen të “fusin në valle” Lewinsky-n.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/