Përveç tensioneve reale midis banorëve të “Big Brother VIP” ka edhe situata argëtuese.
Së fundmi Fifi dhe Monika Lubonja vendosën që t’i bëjnë një lojë banorëve të tjerë në shtëpinë e “Big brother VIP”.
Teksa po bisedonin në oborr bashkë me Palomën, ato thanë se do të nisin të debatojnë me njëra-tjetrën, në mënyrë që të gjithë të flasin vetëm për to.
E duket se plani i tyre ka pasur sukses, pasi prej dy ditësh, banorët janë ndarë në dy grupe, ku njëri përpiqet të qetësojë Fifin, e tjetri Monikën. Vajzat janë “kapur” me njëra-tjetrën për pastërtinë në shtëpi. Monika e akuzon këngëtaren se nuk di të bëjë një punë të hajrit, pasi pluhurat nuk janë marrë cep më cep. Ajo gjithashtu i tha artistes se peshqirët nuk i ka larë si duhet.
Ndërkohë, Fifi i tha se i është bërë si “gjyshja e vet” dhe se nuk e duron dot, prandaj i kërkoi që të mos i flasë fare. Mirëpo, që debati mes tyre të bëhet më i besueshëm, aktorja nisi që të konfliktohet edhe “fizikisht”, pasi i gjuajti Fifit me mandarinë. Nga ana tjetër, këngëtarja mori një shkop, që ia kërkoi vëllait të madh, për t’u mbrojtur nga Lubonja.
Pjesë nga debati:
Monika Lubonja: Ti shko atje te peshqirët se i merr i fut edhe.. po lëre tani!
Fifi: Nuk mendon se je tu e tepru?!
Monika Lubonja: Po e tepron ti! Hajde se ta tregoj unë, kaq po të them!
Fifi: Nalu!
Monika Lubonja: Nalu ti, jo unë!
Fifi: Vazhdo të lutem! Ec vazhdo, mos mu përzij kur jam tu fshi unë! A more vesh?! Gruaja 50 vjeç me bo kësi gjestesh!
Monika Lubonja: Të ka marrë malli se s’më pe?
Fifi: Mos mu përzij hiç, ec!
Monika Lubonja: Po ik o ik, se s’ta… (i gjuan me mandarinë).
Deri më tani, asnjë nga banorët e tjerë përveç Palomës, që e di këtë gjë, nuk e ka kuptuar se gjithçka që po ndodh në fakt është vetëm lojë.