Politikanët në pushimet e kësaj vere janë fotografuar kryesisht me familjarët e tyre. Ndryshe ka ndodhur me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe disa deputetë të LSI-së, të cilët janë fotografuar në plazhin e Jalës duke diskutuar me pasion.
Disa ditë më parë, Panorama fotografoi vetë Presidentin duke pushuar në Gjirin e Lalzit, ndërsa sot kap në kamera edhe bashkëshorten e tij, e cila pavarësisht detit e shezlongut, duket e rrethuar nga një atmosferë politike. Mimika e kryetarit të grupit të LSI, Petrit Vasili, flet shumë.