Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë treguar shpeshherë se kanë raporte miqësore me aktorin e "Portokallisë" Bes Kallakun dhe të fejuarën e tij Xhensila Myrtezajn.
Me sa duket fushatës i është bashkuar edhe kjo e fundit. Xhensila e ka nisur këtë mëngjes me zëvendës kryetaren e LSI-së.
‘Kur ditën e nis me Xhensilën je e sigurt që do e kalosh plot energji pozitive, sepse ajo është, jo vetëm e bukur, por edhe plot mirësi. Edhe kjo e sotmja është një ditë e zjarrtë fushate,nga ato që janë specialiteti i LSI, sepse ne vazhdojmë betejën tonë për të qenë jo vetëm në garën elektorale, por edhe në zemrat tuaja.’-ka shkruar Monika krahas fotos me këngëtaren.