Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndaj Monika Kryemadhit rëndojnë 3 akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Për këto vepra akuzohet gjithashtu edhe ish-bashkëshorti i Monika Kryemadhit, Ilir Meta, me të cilin u divorcua me vendim gjykate disa ditë më parë.