Një dedikim plot fjalë emocionuese i është kushtuar sot nënës së Monika Kryemadhit nga ana e kësaj të fundit.

Deputetja e LSI-së ka prezantuar sot për ndjekësit e saj në “Facebook” nënën e saj Fatimen. Ajo i shpreh dashurinë e pafundme në këtë ditë të dedeikuar prindërve.

“Ky përqafim konkuron dhe ngrohtësinë e diellit. Kjo është Fatimja, mami im, njeriu i palodhur dhe që nuk ankohet kurrë. Çdo ditë i jam mirënjohëse për dashurinë dhe ndihmën e pakursyer që më ka dhënë çdo moment të jetës time. Por sot, në ditën e kushtuar prindërve, dua t’i kërkoj ndjesë për të gjitha herët që e kam neglizhuar për shkak të punëve, për të gjitha rastet kur i jam përgjigjur me vonesë në telefon, për të gjitha netët e vështira që ka kaluar me problemet tona. Si çdo nënë je më e mira në botë për fëmijët e tu, mua dhe Drinin. Dhe ne të duam më shumë se botën, ndonëse bëjmë gabim që nuk ta themi çdo ditë.

Mos ngurroni! Përqafojini fort prindërit në çdo ditë të jetës!”, shkruan Kryemadhi.