Gjatë një takimi elektoral në Mirditë, nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka ashpërsuar gjuhën me kryeministrin Edi Rama, i cili prej kohësh deklaron se kërkon i vetëm timonin e qeverisë.

 “Kam dëgjuar Edi Ramën që do timonin. Do të jetë shofer i vetëm. Por ai harron se autobusi është i LSI-së, dhe vetëm koka e marshit ka për t’i ngelur”, tha ajo.