Në Top Awards ishte e ftuar edhe Monika Luboja, ndër personalitete të tjera të njohura.  Ëmbëlsia, fustani i saj i smeralde, dhe eleganca e dalluan Monikën në tapetin e kuq. Por qëndrimi i saj zgjati pak. Për të treguar të vërtetën e largimit të saj më të hershëm nga ceremonia, Lubonja ka bërë një status në Facebook. 

“Jam i lodhur duke para fytyra femrash të rrethuara nga botox .Gjinj të tejmbushur, të copëtuar nga konkurrenca, prapanica të ekspozuara, taka dhe truke kozmetike, gjeste të vështira për gratë e lirshme, tashmë të padallueshme edhe nga ato të zanatit …

Dëshiroj të shikoj femra me feminitetin e tyre, me sjellje të butë, me buzëqeshje plot hir, lëvizje joshëse, me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëjtën kohë. Me mendime origjinale dhe të reja. Dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta.”

Do ketë lënduar shumë njerëz me këtë status aktorja dhe drejtoresha e Teatrit të Kukullave, edhe pse në të tilla raste, askush nuk mendon që statusi është për të.