Aktorja e njohur Monika Lubonja ka folur për jetën e saj pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ajo ka treguar edhe për marrëdhënien që ka me ish-banorët e shtëpisë së famshme.
Teksa po fliste për fituesin e çmimit të madh, Ilir Shaqiri, ajo u shpreh se nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin edhe pse mendonte se do ta ruanin shoqërinë.
“Me Ilirin nuk kam komunikuar. Mendoj se edhe po të takohemi duhet të jemi larg Big Brother VIP dhe ngjarjeve për të parë at që në fillim pamë tek njeri-tjetri. Tani që formati ka mbaruar, do doja tu besoja disa situatave që kanë ndodhur aty. Unë ua pashë karakteret dhe mendova se do e vazhdonim jashtë shoqërinë. Nuk e di a ka hatërmbetje nga Iliri. Gjërat që kam dëgjuar nga Iliri në intervistat e fundit më janë dukur sikur janë thënë në delirin e famës dhe më ka bërë përshtypje. Iliri e ka vlerësuar inteligjencën time dhe më ka quajtur ‘institucion’. Ky ishte një lloj vlerësimi për mua dhe më vonë ndryshoi. Më vjen keq pastaj që flet një gjë që nuk është e vërtetë”, u shpreh ish-banorja e BB VIP.
E pyetur se kush janë dy situatat për të cilat është penduar në rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”, Monika përmendi lojën me Fifin dhe shpëtimin e Beatrix gjatë zinxhirit.