Aktorja Monika Lubonja është një ndër banorët që duhet të qëndrojë në dhomën e dënimit për shkak të thyerjes së rregullave të shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ditën e sotme, ajo nisi të rrëfejë një histori të dhimbshme që ka kaluar në periudhën e adoleshencës.
Teksa po bisedonte me Semin, Sabianin, Granitin, Fifin dhe Arditin, Monika zbuloi për herë të parë se në moshën 19-vjeçare është shtruar në spitalin psikiatrik për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të shkaktuar nga disa ngjarje të njëpasnjëshme. Biseda nisi nga debati i një nate më parë që u zhvillua mes Semit dhe Fifit, por që prekej edhe Monika, sepse loja e tyre i kishte shkaktuar Jaupajt një sulm paniku.
“Vuaj nga ankthi, por unë s’e them dot. Unë luftoj shumë se nuk kam frikë. Se ashtu siç ke ti halle, unë kam kaluar 19 vjeç prangat e babit tim. Kam parë llahtarin e llahtarit. Kam vajt në spitalin psikiatrik, 19 vjeçe. Jo sot që jam 52 dhe e dini si ju lexoj juve?
Por e di ça do më pëlqente mua që t’jua vlerësoja shumë fisnikërinë tënde (i drejtohet Semit) dhe të Donaldit? Meqë ju kam dasht sinqerisht me shpirt, do doja shumë që ju pasi të kishte dalë kjo gjëja të qetësoheshit, të merrnit në analizë ‘pse e mori Monika këtë lojë?’. E mora për të mos rënë shumë në sup edhe Fifit, edhe Palomës. Për të bërë një ekuilibër.
Ashtu siç e pashë Fifin të qeshur, që mori të këndonte në dasmë, unë jam e sigurt që dhe për ty do bëja dhe e bëj 100-fishin më shumë. Nëse do doje një këshillë nga unë, ajo është ‘gëlltite tre herë, me e nxjerr një herë atë fjalë’.
Jemi përballë një publiku, jemi artistë. Kam pasur gjithmonë një frikë se atë ankth që ke ti tani pyeti të gjithë që çfarë ankthi kam pasur unë për tu futur këtu. Kam ruajtur një ekuilibër dhe doja që ajo vajzë të bëhej mirë. Më falni, por nuk arrita dot të kontrolloja shakanë, por nuk kërcënova asnjë njeri”, përfundoi Lubonja.